Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion Parlamentar të Gjermanisë

, 21.04.2006




Ekziston gatishmëri e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Parlamentit të Gjermanisë dhe atij të Kosovës, nisur nga fakti se Kosova mund të shfrytëzojë eksperiencën e Gjermanisë në segmentet e gjithmbarshme të jetës parlamentare. Bashkëpunimi duhet të vazhdojë gjithnjë, para dhe pas zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ky ishte konstatimi thelbësor në takimin që pati kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, me delegacionin gjerman, të kryesuar nga Ruprecht Polenz, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, i shoqëruar edhe nga shefi i Zyrës Gjermane në Prishtinë, z. Eugen Wollfarf.

Në fillim të takimit kryeparlamentari Berisha e njohu delegacionin gjerman me zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në Parlamentin e Kosovës. Në këtë vështirim Berisha foli për strukturën e Parlamentit të Kosovës, duke u ndalur posaçërisht në pjesëmarrjen e komuniteteve, sidomos të atij serb, në Parlament. Ai tha se të gjitha komunitetet janë të përfaqësuara në Parlament, madje ato në bazë të Kornizës Kushtetuese përfitojnë edhe nga aspekti i aplikimit të diskriminimit pozitiv . Këtë të drejt e gëzon komuniteti serb, si dhe komunitetet tjera. Në vijim kryeparlamentari Berisha i shprehu falënderime delegacionit për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Gjermania ofron për çështjen e Kosovës.

Z. Ruprecht Polenz shprehu interesimin e tij rreth përfaqësimit të pakicave në Parlament. Duke folur për këtë çështje ai u ndal më shumë në bojkotin që i bëjnë deputetët serbë punës në Parlamenitin e Kosovës. Z. Polenz u angazhua për dyer të hapura ndaj deputetëve nga komuniteti serb, ndërsa propozoi që në rastin e bojkotit të eksponohen para opinionit ulëset e zbrazëta që u takojnë këtyre deputetëve. Në këtë vështrim ai theksoi se edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të angazhohet më shumë për të ndikuar në kthimin e deputetëve serbë në Parlament. Të gjitha këto synime kanë për qëllim që në Parlament të dëgjohet zëri i komuniteteve.

Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion Parlamentar të Gjermanisë