Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti ambasadorët e vegjël
, 22.04.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, priti sot ambasadorët e vegjël nga Klubi i Ambasadorëve të Vegjël që funksionin në kuadër të Qendrës së Pionierëve në Prishtinë. Delegacioni udhëhiqej nga drejtoresha e kësaj qendre, znj. Teuta Musa, e cila në fillim e informoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës për punën dhe aktivitetet e Klubit të Ambasadorëve të Vegjël.
Ambasadorja e vogël, Fortesa Manaj, i tha kryetarit të Kuvendit të Kosovës se, në emër të ambasadorëve të vegjël, e siguron që ka përkrahjen e plotë për ta bërë juridikisht pavarësinë e Kosovës, qëllim ky i nisur dhe i trasuar nga Presidenti historik dhe i pavdekshëm i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Ambasadorët e vegjël i garantuan kryetarit të Kuvendit të Kosovës se, si ambasadorë të ardhshëm, do ta përfaqësojnë Kosovën me dinjitet në Evropën dhe në botën demokratike e të civilizuar.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, u tha ambasadorëve të vegjël se vizita e ambasadorëve të vegjël është ndër vizitat më të rëndësishme për të ç’prej se ka marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe i garantoi ata se në Kosovën e pavarur fëmijët do të kenë jetë të lumtur e të pabrenga.
Kryetari i Kuvendit, Kolë Berisha, u përgjigj edhe në shumë pyetje të ambasadorëve të vegjël, i informoi ata për punën e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ambasadorët e vegjël vizituan edhe sallën e madhe të Kuvendit të Kosovës ku mbahen seancat plenare të Kuvendit.