Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ua uron të gjithë besimtarëve Pashkët ortodokse

, 22.04.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, i ka dërguar një urim të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks me rastin e festës së Pashkëve ortodokse. Në urim, ndër të tjera, thuhet:

“Festa e Pashkëve ortodokse le të sjell më shumë paqe, dashuri, respekt dhe tolerancë në mesin e të gjithëve në Kosovë dhe kudo që jetojnë besimtarët e besimit ortodoks. Vitin e ardhshëm i kremtofshim edhe Pashkët ortodokse në Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, shtet i sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në të, pa dallime etnike e religjioze”.