Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion të Këshillit Koordinues të asociacioneve dhe të shoqatave të të pagjeturve të Kosovës

, 25.04.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot një delegacion të Këshillit Koordinues të asociacioneve dhe të shoqatave të të pagjeturve të Kosovës, kryesuar nga Haki Kosumi, kryetar. Në këtë takim ky delegacion paraqiti dy kërkesa , përkatësisht kërkohet që 27 prilli të shpallet Ditë e të pagjeturve të Kosovës, si dhe të jetësohen sa më shpejt që është e mundur Rezoluta dhe Deklarata për të pagjeturit, të aprovuara nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Përkitazi me këto kërkesa , Kolë Berisha theksoi se propozimi për shpalljen e Ditës së të pagjeturve do të hyjë në procedurë të rregullt parlamentare. Kryeparlamentari i premtoi delegacionit se do të angazhohet që të jetësohen kërkesat që dalin nga Rezoluta dhe Deklarata , në suaza të kompetencave të Kuvendit.