Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, z. Bujar Leskaj
, 25.04.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, u takua sot me ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, z. Bujar Leskaj, të cilin e shoqëronin bashkëpunëtorët , si dhe ministri i Kulturës,Sportit dhe Çështjeve Jorezidente në Qeverinë e Kosovës, z. Astrit Haraqija. Tema kryesore të këtij takimi ishin mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë ndërmjet parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë, që kanë të bëjnë, sidomos me legjislacionin. Bashkëbiseduesit ishin unik në konstatimin se janë të gjëra mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve edhe në lëmenj të tjerë, si : turizëm, kulturë e tjera . Në të gjitha këto fusha është i nevojshëm një bashkëpunim thellbësisht i ri , që do të jetë në interes e në funksion të zhvillimit të dy vendeve. Në këtë frymë duhet nxitur edhe më tej veprimtaritë integruese në lëmin e kulturës.
Me këtë rast kryeparlamentari Berisha tha se Parlamenti i Kosovës do të jetë gjithnjë i hapur për institucionet e Shqipërisë, sidomos në shfrytëzimin e përvojave në legjislacion. Berisha falënderoi delegacionin nga Shqipëria edhe për pritjen mjaft të ngrohët, që iu bë delegacionit të Kuvendit të Kosovës me rastin e vizitës së paradokohshme në Shqipëri.