Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti ambasadorin Wolfgan Petric
, 27.04.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, kishte sot një takim me ambasadorin Wolfgan Petric, mik i madh i Kosovës, i cili për së afërmi që nga viti 1997, në periudha të rëndësishme nëpër të cilat kalonte Kosova, ndjek zhvillimet e këtushme , si në vitet sa ishte administrator në Bosnjë- Hercegovinë, si gjatë bisedimeve në Rambuje, ashtu edhe tash si ambasador i OKB-së në Gjenevë. Pasi shprehu mirënjohje për këtë angazhim të veçantë të zotëri Petric, kryeparlamentari Berisha e njoftoi atë më rrjedhat aktuale politike në vend , me theks të veçantë me procesin negociues rreth statusit të Kosovës. Në këtë frymë, si tha kryeparlamentari në prononcimin e tij pas takimit, Kosova konfirmon synimin e saj të vendosur për sigurinë dhe pozitën e serbëve, duke ruajtur integritetin territorial dhe politik të Kosovës.
Ambasadori Petric tha se çështjen e Kosovës e njeh qe një kohë të gjatë dhe është i informuar me ndodhitë e këtushme. Në këtë vështrim ai shprehu bindjen për progres në proceset aktuale dhe se shumica shqiptare dhe komuniteti serb do të gjejnë kompromis. Ekzistojnë shpresa të mëdha për përparim, nëse punohet së bashku nga të gjithë, shoqëruar kjo edhe me tolerancë. Në këtë kuadër ai shikonte edhe ndihmën e tij për të kontribuar në kthimin e serbëve në institucione.
Evropa nuk mund të përmbyllë integrimin derisa në gjirin e saj nuk integrohet Rajoni dhe Kosova. Mirëpo, para se të arrihet kjo duhet të gjendet një zgjidhje e drejtë e çështjes së Kosovës, një zgjidhje evropiane. Kjo nënkupton që Kosova të jetë një vendlindje e denjë e të gjithë qytetarëve të saj, theksoi Petric gjatë prononcimit të tij.