Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion nga Rajoni i Toskanës
, 29.04.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, kishte sot një takim me një delegacion të Rajonit të Toskanës së Italisë , i prirë nga Massimo Toschi, ministër Rajonal për Paqe, Bashkëpunim Ndërkombëtar , Falje dhe Pajtim, i shoqëruar edhe nga Patrik Mura, shef i Zyrës së Italisë në Kosovë. Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Aziz Lila, zëvendësministri i Shëndetësisë , Fadil Kryeziu, si dhe udhëheqja komunale e Klinës.
Thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet Rajonit të Toskanës dhe Komunës së Klinës në lëmin ë shëndetësisë ishte temë themelore e këtij takimi. Në fakt, bashkëbiseduesit shkoqitën e përkrahën Projektin e një ambulance specalistike pediatrike- spitali në Klinë. Bëhet fjalë për sigurimin e pajisjeve shëndetësore në lëmin e diagnistifikimit dhe shërimit të sëmundjeve të fëmijëve, si është leukemia, që deri tash nuk ka pasur mundësi që të shërohen në Kosovë. Kjo nënkupton investime për aftësimin dhe trajnimin e kuadrit, si dhe sjelljen e pajisjeve adekuate për këtë ambulancë- spital, që do të jetë donacion i Rajonit të Toskanës.
Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për nënshkrimin e një memorandumi, i cili do t’ paraprijë aktit të binjakëzimit në mes të Spitalit të Pizës dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare të Klinës. Projekti mirëpritet nga institucionet më të larta të vendit. Ky është edhe një kontribut i rëndësishëm i Qeverisë së Italisë në aspektin e ofrimit të ndihmave që ka dhënë dhe po jep për Kosovën.