Lajmet e fundit

Flora Brovina priti një delegacion të disa shteteve evropiane dhe të OKB-së

, 04.05.2006




Flora Brovina, deputete e PDK-së në Parlamentin e Kosovës dhe bashkë udhëheqëse e Grupit joformal të grave parlamentare, priti sot një delegacion të disa shteteve evropiane dhe OKB-së, në përbërje: z. Henie, këshilltar i lartë- Ministria e Punëve të Jashtme dhe znj. Scawlann - Ministria e Mbrojtjes nga Norvegjia, znj. Ter Laak –Ministria e Mbrojtjes dhe znj. Verwjik –Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, si dhe z. Stickings, Departamenti i Zhvillimit Ndërkombëtar nga Britania e Madhe. Delegacioni u interesua për rolin e gruas në ndërtimin e paqes në Kosovë dhe në rajon, si dhe për atë se si po zbatohet rezoluta 1345 e aprovuar në vitin 2000 në OKB. Anëtarët e delegacionit i shprehën mbështetje të mëtejshme avancimit të pozitës së gruas në Kosovë, si dhe të zbatimit të kësaj rezolute.
Flora Brovina priti një delegacion të disa shteteve evropiane dhe të OKB-së