Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës së Austrisë në Prishtinë, Alexander Bajerly
, 04.05.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, kishte sot një takim me shefin e Zyrës së Austrisë në Prishtinë, Alexander Bajerly, i cili shoqërohej edhe nga konsulli i kësaj zyre, Kristian Segel.
Në këtë takim përgëzimi për zgjedhjen e kryeparlamentarit , konstatim themelor ishte se Kosova dhe Austria kanë vënë ura të denja bashkëpunimi .
Shefi i zyrës së Austrisë, z. Bajerly rikujtoi se Austria kishte hapur zyrën e parë në Kosovë. Në këtë frymë, tha ai, do të ishim të lumtur sikur edhe ambasada e parë në Kosovë të jetë gjithashtu ajo austriake.
Edhe me këtë rast u konfirmua mbështetja e Austrisë për thellimin bashkëpunimit të mëtejmë me Kosovën, sidomos në fushën ndër parlamentare.
Ka mjaft eksperienca parlamentare austriake që do të mund të barten edhe në punën e Parlamentit të Kosovës.
Kryeparlamentari Berisha pasi falënderoi për mbështetjen e përhershme që Austria i jep Kosovës, theksoi se austriakët dhe shqiptarët kanë një histori të përbashkët.
Ndihma austriake vërtet ishte shumë e rëndësishme gjithnjë, ndërsa roli konstruktiv i saj po shihet edhe me rastin e procesit të negociatave që po zhvillohen në kryeqytetin austriak.