Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti në një takim drejtorin e BKUK-së, dr. Sali Bashota

, 08.05.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës priti sot drejtorin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, dr. Sali Bashota . Me këtë rast z. Bashota e njoftoi kryeparlamentarin mbi disa projekte zhvillimore të këtij institucioni.

Biblioteka Kombëtare e Universitare e Kosovës, theksoi Bashota, ofron mundësi që në bashkëpunim me donatorë të jashtëm të realizojë katër projekte të rëndësishme nga fusha e bibliotekarisë , si : Kujtesa e Kosovës, në kuadër të së cilës do të bëhej arkivimi i të dhënave për personalitete të mëdha të kombit, mbështetje për Bibliotekën e Kuvendit të Kosovës, si dhe themelimi i Bibliotekës Presidenciale.
Bashota foli edhe për domosdoshmërinë e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për bibliotekat, me që në praktikën e deritashme hasen vështirësi me rastin e zbatimit të këtij ligji. Për realizimin këtyre projekteve BKUK-ja kërkon edhe ndihmën e institucioneve në shkallë vendi.