Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha u takua me ministrin e Arsimit dhe të Shkencës së Shqipërisë , Genc Pollo

, 08.05.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot ministrin e Arsimit dhe të Shkencës së Shqipërisë , Genc Pollo, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët , si dhe nga shefi i Zyrës së Shqipërisë në Prishtinë, z. Bujar Muharremi.

Temë bosht e këtij takimi ishte bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në fushën e arsimit. Në prononcimin pas takimit, kryeparlamentari Berisha theksoi se me ministrin Pollo u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, si dhe të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive, por edhe për problemet me të cilat ballafaqohet arsimi kosovar, si dhe për rezultatet që arrihen në këtë segment të rëndësishëm.

Një akt i rëndësishëm që e përshkoi këtë vizitë ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet ministrive të arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Nga ministri Pollo u premtua ndihmë e vazhdueshme për ministrinë e Kosovës, si dhe për arsimin kosovar në përgjithësi.

Duke folur për rrjedhën e këtij takimi Genc Pollo theksoi se pas lufte Kosova ka ndryshuar, ajo tash është shumë më e zhvilluar, në të gjitha lëmenjtë, si në aspektin institucional, ashtu edhe në atë politik, ekonomik e social.
Bashkëpunimi arsimor do të vërë baza për një shoqëri më të zhvilluar e më moderne.

Takimet e këtilla janë shumë të nevojshme për marrëdhëniet tona të dyanshme, ashtu si edhe vizita që kryeparlamentari Berisha bëri në Shqipëri para do kohe, të gjitha këto në kërkim të realizimit të objektivave të përbashkët .

Në vijim, Pollo theksoi se Kosova gjendet në një vit shumë të rëndësishëm, vit të vendimeve të mëdha - të përcaktimit të statusit të Kosovës, ndaj të gjitha energjitë duhet të shfrytëzohen për realizimin e këtyre qëllimeve.

Kryeparlamentari Berisha  u takua me ministrin e Arsimit dhe të Shkencës së Shqipërisë , Genc Pollo