Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha prit një delegacion nga Kastrioti dhe fshati Hade
, 08.05.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot kryetarin e Komunës së Kastriotit, Ismet Hashani dhe një delegacion të fshatit Hade. Ata e informuan kryeparlamentarin Berisha me problemet që janë paraqitur kohëve të fundit përkitazi me dislokimin e banorëve të fshatit Hade, zonë kjo e shpallur me interes nacional nga Qeveria e Kosovës. Kërkesë e tyre ishte që KEK-u të punësojë nga një kryefamiljar nga ky fshat, si dhe të vazhdojë dislokimi i banorëve të mbetur . Kryeparlamentari Berisha u premtoi atyre se do të ndërmarrë gjithçka që është e mundur , në kuadër të kompetencave të tij, për të zgjidhur këtë problem.