Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha prit një delegacion të Shoqatës së Personave me Hendicep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës
, 08.05.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot një delegacion të Shoqatës së Personave me Hendicep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës, të prirë nga Agim Vatovci, kryetar.
Ky delegacion pasi e njoftoi kryeparlamentarin me veprimtarin e tyre, kërkoi që Kuvendi i Kosovës ta rregullojë në mënyrë institucionale statusin e personave me aftësi të kufizuara. Po kështu, ata shtruan kërkesën që çdo ndërmarrje e cila ka punësuar mbi 50 punëtor të punësojë edhe një person me aftësi të kufizuara. Njëkohësisht ata kërkuan që në mekanizmat parlamentarë të jetë edhe përfaqësuesi i kësaj shoqate.