Lajmet e fundit
Këshilltarë të rinj në kabinetin e kryeparlamentarit Berisha
, 09.05.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka vazhduar kompletimin e kabinetit të tij edhe me dy këshilltarë të rinj.
Në stafin e kabinetit të kryeparlamentarit do të jenë edhe Skënder Durmishi, këshilltar për media dhe zëdhënës i kryetarit të Kuvendit, si dhe Petra Blass, këshilltare nga OSBE-ja.
Skënder Durmishi, jurist, gazetar shumëvjeçar, vjen nga posti i redaktorit në rubrikën e lajmeve ndërkombëtare në RTK, ndërsa Petra Blass është eksperte e çështjeve politike dhe ndërkombëtare, ish-anëtare e Bundestagut Gjerman në dy mandate, ndërsa në një mandat ishte edhe nënkryetare e Bundestagut Gjerman.
Në kabinetin e kryeparlamentarit Berisha më herët janë emëruar këshilltarë Ramë Manaj, But Dedaj e Behxhet Haliti, si dhe Elisabeth Wickstrom, që vjen nga USAID-i.