Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, për vizitë zyrtare në SHBA

, 11.05.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare disaditëshe në SHBA.

Takimin e parë kryeparlamentari Berisha do ta ketë ditën e hënë në Nju-Jork, me të dërguarin e SHBA-ve në procesin negociator për Kosovën, Frenk Uisner.

Gjatë vizitës në SHBA, kryeparlametari Berisha do të takohet dhe do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë në Stejt-Departament, në Kongresin Amerikan, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, në Institutin Nacional Demokratik (NDI), si dhe do të ketë disa takime me komunitetin shqiptar në SHBA.

Kjo është vizita e dyte jashtë vendit, të cilën po e bën kryeparlamentari Berisha, ndërsa vizita e parë është bërë në Shqipëri, menjëherë pas zgjedhjes në postin e kryetarit të Kuvendit.