Lajmet e fundit

Nga Seanca Plenare e Kuvendit të Kosovës

, 11.05.2006




Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në Seancën e sotme Plenare kanë shqyrtuar për herë të parë: Projektligjin për tokën ndërtimore dhe dhënien me qira, Projektligjin për shëndetësinë publike dhe Projektligjin për veprimtarinë hidrometeorologjike, të cilët edhe i kanë miratuar në parim. Ata pastaj do të kalojnë nëpër komisionet kryesore dhe funksionale të Kuvendit të Kosovës para se të shqyrtohen për herë të dytë dhe të miratohen përfundimisht nga deputetët.

Po në këtë seancë është paraqitur në Interpelancë Ministri i Komunikacionit dhe telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti, i cili sipas kërkesë së Grupit Parlamentar të PDK-së u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve për gjendjen e rrugëve në Kosovë.