Lajmet e fundit

Përfundoi Seanca e jashtëzakonshme për gjendjen në Universitetin e Prishtinës

, 15.05.2006




Edhe pas dy ditësh të debatit parlamentar për gjendjen në Universitetin e Prishtinës, me pozicionime shumë të qarta të deputetëve nga radhët e opozitës për të kundërshtuar urdhëresën administrative të Ministrit të Arsimit për të mbajtur zgjedhjet e përgjithshme nëpër të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës dhe mbështetjes gati unanime të deputetëve të pozitës për vendimin e ministrit Veliu, grupet parlamentare nuk arrijnë pajtimin për konkluzione të përbashkëta për tejkalimin e krizës në Universit.

Pas përfundimit të debatit në këtë temë, grupet parlamentare kanë provuar t’i harmonizojnë qëndrimet për dalë para deputetëve me qëndrime të përbashkëta, por nuk kanë pasur sukses. Për çka janë pajtuar dhe për çka jo, në emër të grupeve të tyre parlamentare në përfundim të kësaj seance të jashtëzakonshme kanë sqaruar deputetët: Jakup Krasniqi (PDK), Nimon Allimusaj (LDK), Ferid Agani (Integrim) dhe Teuta Sahatqija (ORA).

Seanca ka përfunduar me sugjerimin që shefat e grupeve parlamentare të vazhdojnë kontaktet për harminizimin e qëndrimeve për konkluzionet që do të miratoheshin në Kuvend.