Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës

, 16.05.2006




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, të cilin e kryesoi zonja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, kryetare e Komisionit, mbajti sot një mbledhje me ç’rast pikë kryesore e rendit të ditës ishte zbatimi i Ligjit për shëndetësi, i cili u kërkua nga Shoqata Farmaceutike e Kosovës.

Në mbledhje, pos anëtarëve të Komisionit mori pjesë edhe kryetari i Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, z. Gjon Gega.

Në këtë mbledhje ndër të tjera u theksua se në ketë lëmë ka mjaft probleme, siç janë: licencimi, nostrifikimi, si dhe furnizimi me barna në sektorin publik si dhe privat dhe u dhënë vërejtje të shumta lidhur me punën e deritanishme.