Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit të Shëndetësisë, të Punës dhe të Mirëqenies Sociale të Kuvendit të Kosovës
, 17.05.2006
Sistemi shëndetësor i Kosovës momentalisht po ballafaqohet me probleme të shumta, si për shembull me mungesën e barërave esenciale si në spitale, ashtu edhe në entet shëndetësore nëpër komuna, mungesën e mjeteve monetare për pagesën e kujdestarive të punëtorëve shëndetësorë që kujdestarojnë nëpër entet shëndetësore, tepricën e personelit punonjës dhe në shumë raste me sistemimin joadekuat të personelit shëndetësor nëpër entet shëndetësore, mungesën e mjeteve monetare për dërgimin e pacientëve për shërim në botën e jashtme etj. Këto janë vetëm disa prej konstatimeve të Komisionit të Shëndetësisë, të Punës dhe të Mirëqenies Sociale të Kuvendit të Kosovës, të cilin e kryesoi zonja Fatmire Mulhaxha-Kollqaku, kryetare e Komisionit, në të cilën pika kryesore e rendit të ditës ishte Informata e ministrit të Shëndetësisë të Kosovës, z.Sadik Idrizi mbi gjendjen e përgjithshme të shëndetësisë në Kosovë.
Në mbledhjen e cekur, duke folur për gjendjen e përgjithshme në shëndetësinë e Kosovës, ministri Idrizi vuri në dukje se përveç konstatimeve të cekura më lart, në këtë gjendje shëndetësia e Kosovës po ballafaqohet edhe me problemin e papunësisë së kuadrit profesional, d.m.th. të atij kuadri që është specializuar për veprimtari të caktuara e që nuk mund të punësohet pas kryerjes së specializimeve, si dhe me problemin e mungesës së kuadrit profesional për disa veprimtari teknike (puna me aparatura të veçanta). Megjithatë, problemi më i madh ka të bëjë me furnizimin e institucioneve shëndetësore me barërat nga lista primare, si dhe me dërgimin e pacientëve për shërim në botën e jashtme (tash për tash në Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës janë evidentuar gjithsej 1000 pacientë). Në vazhdim, ministri Idrizi vuri në dukje se arsye kryesore për gjendjen e këtillë të rëndë është shuma e vogël e mjeteve të Buxhetit të Kosovës të dedikuara për shëndetësi. Kështu, për shembull, për çdo banor të Kosovës në lëmin e shëndetësisë ndahen në vit 45 €, kurse në Slloveni për çdo banor në vit ndahen nga 760 €.