Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
, 18.05.2006
Komisioni i Kuvendit të Kosovës për Buxhet dhe Financa, kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, nënkryetare e këtij komisioni, shqyrtoi sot Projektligjin për Mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, me raportin e Komisionit Funksional - Komisioni për Gatishmëri Emergjente, me amendamente. Komisioni përkrahu këtë Projektligj për procedim të mëtejmë në Kuvendin e Kosovës, duke konstatuar se kemi të bëjmë me një ligj që rregullon lëmenj shumë të rëndësishëm. Edhe me këtë rast u tha se sponzoruesit duhet të ofrojnë deklarata të detajuara për koston financiare të zbatimit të ligjeve.
Në këtë mbledhje u fol edhe për përgatitjet fillestare për planifikimin e Buxhetit të Kuvendit të Kosovës për vitin 2007, por edhe planifikimit të buxhetit në shkallë vendi.
Në këtë frymë është e nevojshme të shpejtohen punët, në mënyrë që planifikimi i buxhetit të bëhet sipas afateve të përcaktuara ligjore