Lajmet e fundit
Nga vizita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, në SHBA
, 21.05.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, në ditën e fundit të vizitës disaditëshe zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua në Detroit të Miçigenit me përfaqësuesit e konfesioneve shqiptare.
Në kishën katolike shqiptare “Shën Pali” të Detroitit, kryeparlamenari Berisha u takua me famullitarin e këtij tempulli fetar, don Anton Kqira, si dhe me arqipeshkvin e Tivarit, aktualisht administrator i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Zef Gashi.
Ndërkaq, në Kishën e Zonjës Pajtore, po në Detroit, kryekuvendari i Kosovës zhvilloi një takim me famullitarin e kësaj kishe, don Ndue Gjergji dhe me vikarin e Kishës Katolike Shqiptare të Kosovës, don Lush Gjergji.
Në Qendrën Islamike Shqiptare të Detroitit, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, e priti imami i kësaj qendre Shauib Gërguri, me bashkëpunëtorë.
Në të tri takimet me përfaqësuesit e dy konfesioneve shqiptare në Detroit të Miçigenit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, pasi i informoi ata për takimet e nivelit të lartë zyrtar që pati në Nju-Jork e në Uashington, si dhe për takimet që pati me komunitetin shqiptar në Nju-Jork e në Detroit, i falënderoi prijësit fetarë për punën që po bëjnë me komunitetin shqiptar në Amerikë. Ju i luteni Zotit dhe i shërbeni kombit, tha Berisha. Në tempujt fetarë të Detroitit, jashtë kryerjes së riteve fetare duhet predikuar ruajtjen e unitetit kombëtar, tha ai.
Në këto takime u zhvillua një bashkëbisedim shumë i ngrohtë me kryeparlamentarin dhe atij iu bënë shumë pyetje nga spektri i interesimeve për Kosovën dhe të ardhmen e saj, për definimin e statusit juridiko-politik si dhe për rolin e mëtejmë të diasporës shqiptare për vendlindjen.
Kryeparlamentari Berisha me këto takime përfundoi vizitën e tij disaditëshe zyrtare shumë të frytshme në SHBA.