Lajmet e fundit
Dëgjim publik në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi
, 24.05.2006
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Fatmire Mulhaxha -Kollçaku mbajti një dëgjim publik lidhur me Projektligjin për ndërprerjen e shtatzënësisë, i cili është miratuar në parim nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Me këtë rast u theksua se ky Projektligj është i domosdoshëm, meqë rregullon një lëmë mjaft të rëndësishëm.
Me këtë projekt synohet në radhë të parë të mbrohet shëndeti i nënës dhe i fëmijës, përkatësisht i çdo qenie njerëzore që nga momenti i frytnimit.
Gjatë debatit mjaft të frytshëm u dhanë mjaft propozime e vërejtje në frymën e begatimit të mëtejmë të këtij Projektligji.