Lajmet e fundit
Berisha priti drejtorin e Qendrës Evropiane për të Drejtat Minoritare, Mark Weller
, 24.05.2006
Drejtori i Qendrës Evropiane për të Drejtat e Minoritare (ECMI), Mark Weller, e ka njoftuar kryeparlamentarin Berisha me punën që është bërë në Kembixh për hartimin e një dokumenti bazë për të drejtat e minoriteteve. Në vazhdim ai ka folur për aktivitetet lidhur me përgatitjen e një draft-ligji, i cili do të miratohet si Ligj Kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në Kosovën e nesërme. Weller ka pohuar se për shqyrtimin e dokumentit do të organizohet një takim në Selanik të Greqisë (nga 19 deri më 23 qershor), në të cilin do të marrin pjesë edhe ekspertë të UE-së. Ata do të ndihmojnë sa i përket kompatibilitetit të këtij ligji me standardet më të larta të UE-së, që u atribuohen të drejtave të minoriteteve, ka sqaruar Weller.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, e ka falënderuar ECMI -në për punën e bërë dhe e ka mbështetur Draft-ligjin për të drejtat e minoriteteve. Ai ka premtuar se do të jetë i pranishëm në fillim të takimit të Selanikut.
Në takim është theksuar se sponsorizues i këtij draft-ligji është Qeveria e Kosovës dhe se ECMI-a për këtë projekt është konsultuar edhe me partitë kryesore politike të Kosovës.