Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti zëvendës kryeadministratorin Steven Shuk

, 25.05.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti zëvendës kryeadministratorin e Kosovës Steven Shuk. Në këtë takim mori pjesë edhe shefi i Zyrës Ligjore të UNMIK-ut , Aleksander Borg Olivier.

Takimi iu kushtua çështjes së përgatitjes së ligjeve , punës së deritashme dhe aktiviteteve që pritet të realizohen në vazhdim.

Kryetari i Kuvendit ,Kolë Berisha, theksoi se Kuvendi është i hapur dhe i interesuar që përmes bashkëpunimit me Qeverinë dhe UNMIK-un, si dhe me faktorët e tjerë, të realizohet dinamika e planifikuar në aspektin e miratimit të ligjeve. Kuvendi , tha z. Berisha ,është i hapur për vërejtje e këshilla, por ato duhet të bëhen me kohë, sepse vërejtjet që mund të bëhen pas miratimit shkaktojnë konfuzion e komplikime.

Në këtë takim u theksua rëndësia e caktimit të një liste të ligjeve me prioritet, sidomos atyre që kanë lidhshmëri me standardet, ndërsa faza tjetër do të ishte lista e ligjeve të periudhës pas zgjidhjes së statusit të Kosovës, duke iu dhënë rëndësi të dorës së parë çështjeve ekonomike.

Kryeparlamentari Berisha  priti zëvendës kryeadministratorin Steven Shuk