Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti drejtuesit e ASHAK-së
, 29.05.2006
Një delegacion i drejtuesve të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve e Kosovës, në përbërje Rexhep Ismajli, kryetar, Besim Bokshi, nënkryetar dhe Hivzi Islami, sekretar shkencor i ASHAK-së, janë pritur sot nga kryeparlamentari Berisha, ndërsa në takim merrte pjesë edhe anëtari i Kryesisë, Sabri Hamiti.
Në këtë takim, të iniciuar nga zotëri Berisha, kryetari i ASHAK-së, Rexhep Ismajli, ka prezantuar aktivitetet e deritanishme të Akademisë dhe ato që janë duke u zhvilluar. Ai ka theksuar kushtet tepër të rënda të punës së punonjësve të ASHAK-së, por edhe e ka lavdëruar veprimtarinë botuese të institucionit të cilin e udhëheq, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në konferencat shkencore, si dhe deklaratat e shpeshta për çështje të rëndësishme të vendit.
Ismajli me këtë rast ka ngritur shqetësimin për vonesën e ngritjes së godinës së ASHAK-së duke theksuar se edhe pas tre vjetësh nga vënia e gurthemelit ende nuk ka filluar hapja e themeleve. Ai, ndërkaq, ka theksuar se vështirësitë materiale të Akademisë po e pengojnë realizimin e shumë projekteve të rëndësishme. Në këtë vështrim ka kërkuar mbështetjen e Kuvendit të Kosovës për mbarëvajtjen e ASHAK-së.
Akademia është pasqyrë e shoqërisë dhe e institucioneve të Kosovës, ka thënë kryeparlamentari Berisha në takim me delegacionin e ASHAK-së. Duke premtuar mbështetjen e tij dhe të institucionit, në krye të të cilit gjendet, Berisha ka shtuar se të gjithë e kemi obligim që ta ndihmojmë Akademinë që t’i tejkalojë vështirësitë materiale dhe ta luajë rolin që i takon në shoqërinë tonë.
Anëtari i Kryesisë, Sabri Hamiti, ndërkaq, ka shprehur qëndrimin e tij se krahas përmirësimit të kushteve materiale nevojitet respektimi i Ligjit për ASHAK-në, të cilin e ka miratuar Kuvendi i Kosovës.
Të dy palët bashkëbiseduese kanë spikatur rëndësinë e bashkëpunimit reciprok në të mirë të institucioneve të vendit. Kreu i legjislativit ka premtuar mbështetje për institucionin më të lartë të Kosovës, kurse drejtuesit e ASHAK-së janë shprehur të gatshëm që ekspertë të Akademisë të angazhohen në projekte të veçanta sa i përket simboleve, përgatitjeve për fazën e pas statusit, regjistrimin e popullsisë e të tjera.
Kryetari i ASHAK-së, Ismajli, në këtë takim ka ripohuar qëndrimin e Akademisë se nuk mund të bëhet kompromis sa i për ketë pavarësisë së vendit; se nuk janë të pranueshme zgjidhjet që e invalidojnë funksionimin e shtetit dhe se duhet të zgjidhet në mënyrë optimalisht pozitive çështja e minoriteteve, ndërkaq, si pengesë të funksionimit demokratik të shoqërisë ka parë krimin e organizuar dhe korrupsionin