Lajmet e fundit
Në shenjë të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Kryeparlamentari Berisha priti delegacionin e Asamblesë Komunale të Fëmijëve të Prishtinës
, 01.06.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Kolë Berisha, në shenjë të kremtes së 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, priti sot një delegacion të Asamblesë Komunale të Fëmijëve të Prishtinës, të kryesuar nga koordinatorja e kësaj Asambleje, Lindita Hajdari. Ky delegacion shoqërohej nga Ismet Beqiri, kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe Mustafë Halili, drejtor i Drejtoratit për Kulturë të Prishtinës. Me këtë rast asamblistët e rinj e njoftuan kryeparlamentarin Berisha me preokupimet dhe veprimtarinë e Asamblesë, si dhe me angazhimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Kryeparlamentari Berisha duke u shprehur mirëseardhje asamblistëve të rinj ua uroi 1 Qershorin- Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ndërsa në vijim u foli atyre për përbërjen e Kuvendit, si dhe punën që bën Kuvendi në shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve.