Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti delegacionin e Klubit të Ambasadorëve të Vegjël
, 01.06.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, u takua sot edhe me një delegacion të Klubit të Ambasadorëve të Vegjël, që funksionon në kuadër të Qendrës së Pionierëve të Komunës së Prishtinës, të kryesuar nga Teuta Musa. Ambasadorët e vegjël thanë se kanë ardhur për të vizituar kryeparlamentarin në Ditën e shënuar të tyre, si dhe për ta përshëndetur për punën që po bëhet në Parlamentin e Kosovës , në të mirën e të sotmes dhe të së ardhmes së Kosovës . Vesa Pupovci, ambasadore e SHBA-ve, e njoftoi kreun e legjislativit me rrjedhën e aktiviteteve të këtij Klubi. Kryeparlamentari Berisha , duke i përgëzuar ambasadorët e vegjël për këtë kremte, ua kujtoi atyre se ata janë e ardhmja e Kosovës, mirëpo për të qenë të suksesshëm në këtë mision , porositi ai, ata duhet të mësojnë, të zgjerojnë njohuritë, të arrijnë suksese në çdo fushë të edukimit, mësimit dhe jetës, sepse Kosova ka nevojë për forca të reja.
Kryeparlamentari Berisha u përgjigj edhe në disa pyetje që shtruan ambasadorët e rinj.
Kryeparlamentari Berisha u përgjigj edhe në disa pyetje që shtruan ambasadorët e rinj.