Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti shefin e OSBE-së në Kosovë, Wnendt

, 01.06.2006




Shefi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Verner Wnendt, në takim me ryepralamentarin Berisha, ka çmuar lartë punën e Kuvendit të Kosovës në përmbushjen e standardeve, kurse seancën e sotme plenare e ka vlerësuar shumë të suksesshme. Në këtë takim të rregullt të komunikimit të ndërsjellë është folur edhe për disa projekte që duhet të përfundojnë dhe të tjera që duhet të fillojnë të realizohen. Në këtë vështrim është thënë se duhet të përfundojë puna lidhur me krijimin e Komisionit të Pavarura për Media ( zgjedhje e anëtarit të pestë), si dhe çështja e procedimit sa më shpejt nga Kuvendi për zgjedhjen e Ombudspersonit të Kosovës.

Kryeparlamentari Berisha e ka vlerësuar mbështetjen e OSBE-së për deputetët dhe stafin e Kuvendit, kurse ambasadori Wnendt ka premtuar se OSBE-ja do të vazhdojë ta mbështes bashkëpunimin legjislativit të Kosovës me parlamentet e Evropës dhe të rajonit.

Kryeparlamentari Berisha priti  shefin e OSBE-së në Kosovë,  Wnendt