Lajmet e fundit

Nga punimet e seancës plenare të Kuvendi të Kosovës

, 02.06.2006




Deputetët e Kuvendi të Kosovës, në ditën e dytë të Seancës plenare, të drejtuar nga anëtari i Kryesisë , Xhavit Haliti, kanë shqyrtuan Raportin përfundimtar për buxhetin e vitit 2005.

Ministri për Ekonomi dhe Financa, Haki Shatri, fillimisht ka paraqitur një pasqyrë të shpenzimeve buxhetore për vitin 2005, kurse më pastaj ka filluar debati i deputetëve për Raportin përfundimtar për buxhetin e vitit 2005. Shumë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pasur vlerësime pozitive për raportin, por ka pasur edhe vërejtje për të, kryesisht nga radhët e opozitës. Në fund, me 52 vota për dhe me 21 kundër, është miratuar Raporti përfundimtar për buxhetin e vitit 2005.

Kuvendi ka miratuar me shumicë votash vendimin e Kryesisë për zgjerimin e komisioneve parlamentare për 16 anëtarë. Sipas këtij vendimi, tetë anëtarë të komisioneve funksionale do të jenë të pozitës (të LDK-së) dhe tetë të tjerë të opozitës (gjashtë të Grupit parlamentar “Për integrim” dhe dy të PDK-së).

Deputetët nuk kanë arritur të votojnë as kësaj radhe për propozimin e Qeverisë për zëvendësministrin e Drejtësisë. Pas debatit nëse duhet votuar për z. Altay Suroy, apo mjaftonte marrëveshja politike për përbërjen e Qeverisë, që i propozuari të bëhet zëvendësministër i Drejtësisë, ka dominuar vlerësimi se ai duhet të votohet si edhe çdo ministër apo zëvendësministër të Qeverisë së Kosovës, porse votimi për të duhet të bëhet në një seancë tjetër.

Nga punimet e seancës plenare të Kuvendi të Kosovës