Lajmet e fundit
KRYETARI I KUVENDIT TË KOSOVËS, z. KOLË BERISHA, URON KRYETARIN E KUVENDIT TË MALIT TË ZI, KRIVOKAPIQ, ME RASTIN E SHPALLJES ZYRTARE TË PAVARËSISË SË MALIT TË ZI
, 04.06.2006
Me rastin e shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi nga Parlamenti juaj, në emër të Parlamentit të Kosovës ju uroj për këtë arritje të madhe të popullit dhe të institucioneve të Mali të Zi. Kjo është një fitore e madhe për Malin e Zi dhe për rajonin tonë.
Duke iu gëzuar shpalljes zyrtare të sovranitetit të vendit Tuaj, kemi kënaqësinë t’Ju shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim bilateral, ndërinstitucional dhe të gjithanshëm sipas parimeve të fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë në interes të paqes dhe të stabilitetit në rajon.
Dëshirojmë dhe shpresojmë që, sa më shpejt që të jetë e mundur, të jemi ndër të parët që edhe në kryeqytetin e vendit tuaj, në Podgoricë, t’ju urojmë ngrohtësisht për aktin e pavarësisë së Malit të Zi.
Prishtinë,
04.06.2006