Lajmet e fundit

Delegacioni i Komisionit Parlamentar për Gatishmëri dhe Emergjencë viziton Maqedoninë

, 05.06.2006




Një delegacion i Komisionit për Gatishmëri dhe Emergjencë i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naim Maloku, kryetar i këtij Komisioni dhe njëherësh anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, u nis sot në një vizitë dyditëshe në Maqedoni.
Gjatë kësaj vizite ky delegacion do të ketë takime me zëvendëskryetarin e Kuvendit të Maqedonisë , me anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes dhe të Sigurisë , si dhe më përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Kjo vizitë organizohet në mbështetje në Programit të OSBE-së.