Lajmet e fundit

Sabri Hamiti përfaqëson Kuvendin e Kosovës në takimin e komisioneve parlamentare në Bruksel

, 05.06.2006




Nga data 5 deri më 8 qershor në Bruksel mbahen takimet e kryetarëve të komisioneve parlamentare për integrim nga Ballkani Perëndimor. Parlamentin e Kosovës në këtë takim e përfaqëson deputeti Sabri Hamiti, kryetar i Komisionit Parlamentar për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrim në UE.

Deputeti Hamiti dhe homologët e tij nga komisionet përkatëse të parlamenteve të rajonit gjatë kësaj kohe do të zhvillojnë takime në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës, në Komisionin Evropian, në Paktin ë Stabilitetit dhe në institucione e asociacione të tjera evropiane.

Takimet zhvillohen në kuadër të diskutimeve aktuale për ecurinë e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, përvojat e deritashme ,orientimet e mëtejshme në frymën e realizimit të vlerësimeve të Samiti të BE-së të mbajtur në Selanik më 2003 .