Lajmet e fundit
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka organizuar konferencë në temën:” Stimulimi i produkteve bujqësore në Kosovë”
, 05.06.2006
Grupi Parlamentarë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot ka organizuar konferencën në temën: “ Stimulimi i produkteve të Kosovës”. Përveç pjesëmarrësve të shumtë nga sfera e Agrobiznesit, shoqatave të bujqve dhe bujqve të pavarur të Kosovës, në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale të bujqësisë, kompetentët e disa institucioneve të Kosovës,si dhe përfaqësuesit e AER-it dhe të OSBE-së.
Duke paraqitur fjalën hyrëse në këtë konferencë,shefja e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gjylnaze Syla, përveç të tjerash ka theksuar se bujqësia është njëra nga degët kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjen e shkallës së punësimit në Kosovë. Në vazhdim të fjalës së saj,zonjusha Syla duke theksuar faktin , ndonëse bujqësia e Kosovës i kontribuon bruto produktit të Kosovës me 25% dhe punëson afro 22% të popullsisë së aftë për punë të Kosovës,megjithatë këtij sektori nuk i ka kushtuar vëmendje dhe rëndësi të mjaftueshme. Kështu në vendet e rajonit për nevoja të bujqësisë nga buxhetet vetanake i ndajnë 2 %,ndërsa nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës për nevoja të bujqësisë ndahen vetëm 0,6%. Në fund të fjalës së saj,zonjusha Syla theksoi se qëllimi i kësaj konference është që të identifikohen të gjitha problemet nga kjo lëmi dhe të gjendet mundësia që institucionet e Kosovës, e para se gjithash Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës,me nxjerrjen e ligjeve adekuate dhe akteve përcjellëse të kontribuojnë qoftë në zbutjen e problemit të kësaj fushe, po ashtu edhe përmirësimit të gjendjes në bujqësinë e Kosovës.
Në vazhdim të konferencës diskutues të shumtë vunë në pah problemet e shumta të kësaj fushe. Nder problemet më të theksuara të kësaj fushe u theksua mungesa e politikës fiskale,subvencioneve dhe të politikës kreditore nga ana e Qeverisë së Kosovës,pabarazia me rastin e importit dhe të eksportit në mes të prodhimeve vendore dhe të huaja,mungesa e lehtësirave doganore për prodhimet vendore,mungesa e investimeve në këtë fushë dhe lëshimet tjera në sferën e privatizimit.