Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
, 06.06.2006
Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, i kryesuar nga Nekibe Kelmendi, kryetare e Komisionit, rishqyrtoi Projektin e NDI-së për mbështetje komisioneve parlamentare. Segmente kryesore të këtij projekti janë : monitorimi i zbatimit të ligjeve ,mbështetja me ekspertë nga jashtë, plani vjetor i Komisionit, udhëzuesi i punës së Komisionit, si dhe shfrytëzimi i sistemit për menaxhim të dokumenteve. Pas shqyrtimit Komisioni përkrahu këtë Projekt.