Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa

, 07.06.2006




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi Projektligjin për efiçencë të energjisë me raportin e komisionit funksional-Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente, Projektligjin civil kundër shpifjes dhe fyerjes, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese, me amendamente, Projektligjin për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, liktyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik me Raportin e komisionit funksional- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport, me amendamente, Projektligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike me Raportin e komisionit funksional-Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente. Komisioni konstatoi se këto projektligje nuk kanë implikime buxhetore, ndaj përkrahu procedimin e mëtejmë të tyre në Kuvend.
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa