Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti ministren Tërmkolli dhe shefin e qendrës së AER-it, Guele
, 08.06.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot ministren e Shërbimeve Publike, Melihate Tërmkolli dhe shefin e qendrës së AER-it (Agjensioni Evropian për Rindërtim) , Thierry Bernard Guele.
Takimi iu kushtua mundësive të aplikimit të teknologjisë informative me interes të shtimit të efikasitetit të punës në Kuvendin e Kosovës . Me theks të veçantë u bisedua për ndihmën financiare prej 500 mijë eurosh që ofron AER-i për mbështetje të Kuvendit të Kosovës. Ekspertët apo stafet e Kuvendit të Kosovës, AER-i dhe të Ministrisë së Shërbimeve Publike do të mbajnë një takim të përbashkët sa më shpejtë që është e mundur, me ekspertët e teknologjisë informative për të përcaktuar saktësisht mënyrën e orientimit të kësaj ndihme financiare të AER-it