Lajmet e fundit
Prononcim i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, me rastin e largimit të PSSP-së, z. Soren Jessen-Peteresen nga Kosova
, 13.06.2006
Po shkon Njeriu, i cili, para se të emërohej Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht, siç jemi mësuar ta quajmë ne kryeadministrator i Kosovës, ai ishte Njeri, me shkronjë të madhe.
Po shkon Njeriu te i cili, që në fillim të punës së tij, u vërejt se nuk i mungonte përvoja për misione të tilla; se nuk kishte paragjykime për popullin dhe vendin me të cilin, për dy vjet me radhë, do ta udhëhiqte sipas Rezolutës 1244; se, para së të vinte në Kosovë, kishte një vizion të qartë se si duhej të vepronte, çfarë duhej bërë e çfarë nuk duhej bërë gjatë mandatit të udhëheqjes së tij me Kosovën.
Po shkon Njeriu, i cili, e kishte të qartë se në ç’drejtim duhej të shkonte Kosova gjatë kësaj periudhe dyvjeçare; Njeriu i cili nuk shitej si ndonjë farë Zeusi, ndonëse kishte diçka të përbashkët me të; Njeriu i cili, që në fillim u tregua i paanshëm, që bëri përpjekje që t’i ofrojë të gjitha komunitetet, u ofroj atyre krejt çfarë duhej ofruar, por, e ruajti autonominë e tij, nuk u bë rob i askujt, i asnjërës palë, madje pati guximin moral, intelektual, njerëzor dhe zyrtar të thotë se, “me apo pa serbët, Kosova do të ecë përpara”. Dhe, për këto dy vjet, Kosova, vërtet eci përpara, eci shumë.
Po shkon Njeriu, i cili, për dy vjet të qëndrimit dhe të veprimit të tij, diti të hyjë “në lëkurën e secilit kosovar, në dhembjen e tij, në gëzimin dhe hidhërimin e tij, në mentalitetin e tij, në traditën e tij, Njeriu, i cili, diti të bëhet edhe kosovar, të jetë afër tij, të mishërohet me të, i cili u bë avokat i tij në Kombet e Bashkuara.
Po shkon Njeriu, i cili, kishte njohuri të mjaftueshme për historinë e vendit dhe të popullit të cilin, dy vjet me radhë, do ta “sundonte”, prandaj edhe e diti se çfarë i duhet atij; Njeriu, i cili, para Kombeve të Bashkuara, në Këshillin e Sigurimit dhe në instancat e tjera ndërkombëtare, Kosovën e prezantoi në mënyrën më të mirë të mundshme, më origjinale, më autentike, më të denjë, më reale, pa zbukurime, por edhe pa shtrembërime, pa shëmtinë që, në fakt edhe nuk e kishte, nuk e ka dhe nuk do ta ketë kurrë.
Po shkon Njeriu, i cili, për asnjë rast, nuk harroi qëllimin për të cilin kishte ardhur këtu; i cili, erdhi dhe qëndroi në Kosovë për ta kryer një detyrë, sa zyrtare, po aq edhe humane, për ta ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj.
Po shkon Njeriu, Njeriu vërtet me shkronjë të madhe, i cili diti, jo vetëm ta respektojë, por edhe të punojë dhe të ndihmojë në realizimin e vullnetit të shumicës.
Po shkon Njeriu i cili, vërtet ishte Njeri, Njeri me shkronjë të madhe.