Lajmet e fundit

Nga mbledhja e rregullt të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës

, 14.06.2006




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, që e kryesoi z. Naser Osmani, kryetar i Komisioni mbajti sot mbledhje të rregullt ku u shqyrtua Raporti i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa lidhur me vërejtjet e Zyrës Ligjore të UNMIK-ut për Ligjin për të drejtat e autorit.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa, mori pjesë edhe udhëheqësi i Zyrës për Integrime Evropiane pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Skender Boshtrakaj.

Duke folur lidhur me pikën kryesore të rendit të ditës, Boshtrakaj theksoi se sponsor i ligjit të përmendur është Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore të UNMIK-ut, me ç’ rast u arrit harmonizimi i çështjeve lidhur me ndryshimet dhe me plotësimet e neneve të veçanta. Pas diskutimit të z. Boshtrakaj, anëtarët e Komisionit u pajtuan që Ligji i përmendur të procedohet edhe në komisione të tjera funksionale.

Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa shqyrtuan edhe Projektligjin për raportimin financiar të ndërmarrjeve dhe morën vendim që ky projektligj të miratohet në parim në mbledhjen e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
Nga mbledhja e rregullt të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës