Lajmet e fundit

Takim i kryeparlamentarit Berisha me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha

, 15.06.2006




Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në kuadër të qëndrimit në Kuvendin e Kosovës ka zhvilluar një takim te veçantë me kryetarin e Kuvendit Kolë Berisha dhe anëtarët e Kryesisë.

Kryeparlamentari Berisha me ketë rast bëri një paraqitje të shkurtër të zhvillimeve aktuale në Kuvendin e Kosovës, duke dhënë edhe një vlerësim për proceset e deritashme të negociatave për statusin e Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha falënderoi për pritjen vëllazërore që iu bë në Kuvend dhe kudo në Kosovë. Ai përsëriti qëndrimet tashmë të njohura të Tiranës lidhur me të ardhmen e Kosovës dhe vlerësoi shumë lart vizionin e udhëheqjes Kosovare për zgjidhjen e statusit të Kosovës sipas vizioneve moderne, të cilat kanë krijuar miq dhe përkrahës në botë.

Të dy bashkëbiseduesit dhe pjesëmarrësit e tjerë në ketë takimi të shkurtër theksuan domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit në gjitha fushat ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës.

Takim i kryeparlamentarit Berisha me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha