Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit të Gatishmerisë Emergjente të Kuvendit të Kosovës
, 16.06.2006
Komisioni të Gatishmërisë Emergjente të Kuvendit të Kosovës që e kryeson Naim Maloku, kryetar, sot e mbajti mbledhjen e vet të rregullt me pikën e vetme të rendit të ditës: bashkëpunimi i Komisionit të Gatishmërisë Emergjente të Kuvendit të Kosovës me organizata joqeveritare.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit të Gatishmërisë Emergjente të Kuvendit të Kosovës, morën pjesë edhe z. Bernard Larvoron, ekspert për çështje të sigurisë i Asambles Nacionale Franceze. Mori pjesë edhe këshilltari i ministrit për Punëve të Brendshme, z. Zymer Lulaj, kryetari i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Kosovë, z. Ibrahim Makolli, si dhe përfaqësuesit e OSBE-së , USAID-it dhe të disa organizatave joqeveritare.
Duke folur për këtë pikë të rendit të ditës kryetari i komisionit, z. Maloku, theksoi që në bashkëpunim me OSBE-në, me përkushtimin e madh të z. Larvoron, Komisioni të Gatishmërisë Emergjente të Kuvendit të Kosovës, është duke përgatitur themelimin e komisionit për siguri pranë Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht zhvillon përgatitjet për nxjerrjen e plan-programit të veprimtarisë së këtij komisioni. Në vazhdim z. Maloku theksoi se qëllimi i këtij komisioni është kontrolli parlamentar mbi organet ekzekutive, përkatësisht i Ministrisë së Punëve te Brendshme. Në kuadër të këtij kontrolli roli dhe ndihma e organizatave joqeveritare janë shumë të mëdha, si për propozimet dhe kritikat, ashtu edhe për kontrollin që në terren e bëjnë anëtarët e organizatave joqeveritare. Në fund të fjalës së vet kryetari i Komisionit, z. Maloku, theksoi se bashkëpunimi i ndërsjellë i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për siguri me Ministrinë e Punëve te Brendshme dhe me organizatat joqeveritare, është shumë i nevojshëm për të gjithë.