Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha udhëtoi për në Selanik

, 19.06.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, u nis sot për në Selanik të Greqisë. Kryeparlamentari Berisha do të marrë pjesë në hapjen e një takimi të punës lidhur me Mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në Kosovë, të organizuar nga ana e Qendrës Evropiane për Çështje të Pakicave . Në këtë takim marrin pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, të Këshillit për Komunitete, si dhe ekspertë të lartë nga Komisioni i Këshillit të Evropës, Komisioneri i Lartë për pakicat i OSBE-së dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të UE-së. Takimi do të zgjasë nga 19 deri më 23 qershor.