Lajmet e fundit
Diskutim pubik për Projektligjin për hulumtimet gjeologjike
, 19.06.2006
Komisioni për ekonomi, tregti, industri, energjetikë, transport dhe telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, nën kryesinë e z. Ibush Jonuzi, kryetar i Komisionit, mbajti sot një debat publik lidhur me Projektligjin për kërkimet gjeologjike.
Në debatin e theksuar publik, përveç anëtarëve të Komisionit në fjalë, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Energjetikës dhe të Xehetarisë, të Komisionit të pavarur për xeherore dhe minerale, si dhe përfaqësuesit e Fakultetit Xehetar-Metalurgjik nga Mitrovica, të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës në Prishtinë, të KEK-ut, të Institutit „INKOS“ nga Obiliqi dhe të Ndërmarrjes private „Bejta Comerc“ nga Gjilani.
Duke diuskutuar rreth këtij projektligji, të gjithë të pranishmit u pajtuan që Kosovës i nevojitet një ligj i cili do të ndihmonte, përkatësisht do të rregullonte, si raportet ligjore, ashtu edhe disa raporte të tjera funksionale në këtë lëmë. Për projektligjin në fjalë u tha që, në esencë, grupi i punës e ka mirëpritur dhe se, me disa plotësime dhe ndryshime të vogla, i njejti mund të përmirësohet akoma më shumë.
Në fund të debatit publik, u vendos që të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet e diskutuesve, me shkrim, t'i dërgohen Komisionit në fjalë, më së voni deri me 21 qershor 2006, i cili në mbledhjen e vetë të rregullt, të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet do t'i shqyrtojë në mënyrë të gjithanshme dhe e gjithë ajo që është e vlefshme dhe me rëndësi, do të merret si rekomandim i tij përkitazi me këtë Projektligj.