Lajmet e fundit
Anëtari i Kryesisë së Kuvendit , Naim Maloku, priti një delegacion të radios Deutsche Welle
, 20.06.2006
Roli i Kuvendit të Kosovës në rrethanat aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova ishte temë themelore e takimit të parmbrëmshëm të anëtarit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, me një delegacion të radios Deutsche Welle, në përbërje të të cilit ishin Fabian Shmit, kryeredaktor i Programit shqip të radios Deutsche Welle , Jens Rojter, ekspert për Ballkanin dhe Adelajde Fajke- Tieman, udhëheqëse e Zyrës për marrëdhënie me jashtë e Drejtorisë Qendrore .
Naim Maloku në fillim i njoftoi mysafirët gjerësisht me strukturën dhe aktivitetet që zhvillon Kuvendi i Kosovës, posaçërisht në lëmin e legjislacionit. Delegacioni nga radioja Deutsche Welle u interesua sidomos për raportin pozitë dhe opozitë në Kuvendin e Kosovës, çështjen e komuniteteve pakicë në Parlament, si dhe për dialogun e brendshëm më to, për kthimin e deputetëve serbë në Parlament, procedurat demokratike për aprovimin e ligjeve, çështjet e sigurisë etj.