Lajmet e fundit
U mbajt takimi i 4-të (joformal) ndërparlamentar i delegacionit të Parlamentit të Evropës dhe delegacionit nga Parlamenti i Kosovës
, 21.06.2006
Sot, në ambientet e Kuvendit të Kosovës u mbajt takimi i 4-të (joformal) ndërparlamentar i delegacionit të Parlamentit të Evropës, të prirë nga zonja Doris Pack dhe delegacionit nga Parlamenti i Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Kolë Berisha. Në delegacionin e Parlamentit te Kosovës merrnin pjesë anëtarë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësues nga grupet parlamentare: Grupi për Integrim, SLKM dhe grupi 6 +. Tema qendrore të takimit ishin situata politike në Kosovë dhe perspektivat për të ardhmen, me theks të veçantë negociatat që po zhvillohen lidhur me definimin e statusit të Kosovës, decentralizimi, prania e bashkësisë ndërkombëtare, progresi i shënuar në implementimin e standardeve , pozita e minoriteteve dhe funksionimi i institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes, si dhe gjendja ekonomike në Kosovë.