Lajmet e fundit
Komunikatë e përbashkët nga takimi ndërparlamentar
, 22.06.2006
“Jemi të kënaqur me rezulatet e takimit të kartërt, i cili mbahet në një moment veçanërisht delikat të zhvillimit të bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës. Jemi thellësisht të bindur për domsodoshmërinë e vazhdimit dhe të intensifikimit të marrëdhënieve tona ndërparlamentare, të cilat duhet të jenë të rregullta gjatë viteve të ardhshme. Theksojmë që është me rëndësi të veçantë komunikimi dhe bashkëpunimi intensiv ndërparlamentar në mënyrë të veçantë ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Parlamentit të Kosovës.
Ne e vlersojmë pjekurinë e treguar pas vdekjes së ish-Presidentit Rugova dhe zëvendësimin e tij, dhe vazhdojmë të shprehim nevojën e rritjes së ritmit të procesit të implementimit të standardeve si dhe brengosjen për situatën e brishtë të sigurisë.
Institucionet e përkohshme të Kosovës duhet të bëjnë veprime të vendosura drejt përmirësimit të përgjegjësisë politike dhe implementimit të standardeve për një shoqëri demokratike dhe multietnike, e cila edhe pas definimit të statusit final do t’i bëjë të mundur Kosovës që të mbajë vetveten në mënyrë të qëndrueshme dhe t’i mundësojë integrimin evropian.
Respekti i të drejtave të të gjitha komuniteteve ne Kosovë dhe pjesëtareve të tyre, rikthimi i besimit reciprok është një prioritet absolut. Kthimi i qëndrueshëm, reformat e pushtetit lokal, mundësimi i shërbimeve themelore për të gjtha komunitetet, në mënyrë të veçantë për minoritetet, duhet të garantohet po kështu edhe participimi aktiv i serbëve të Kosovës dhe i minoriteteve të tjera në institucionet e përkohshme dhe në administratën publike. Qëllimi i këtyre reformave duhet të jetë që çdo lloj strukture paralele të bëhet e panevojshme dhe të shpërbëhet.
Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të përkohshme që të shtojnë veprimin e tyre për funksionimin e sundimit të ligjit. Bashkimi Evropian duhet të luajë rol më të madh në këtë sektor përmes një mandati dhe pranie adekuate, sidomos përmes misionit të tij të ardhshëm policor dhe në fushën e drejtësisë.
Kosovarët duhet po ashtu të jenë më të kujdesshëm në nevojën e ngutshme për të marrë në duart e tyre ekonominë e tyre, çështjet sociale dhe të ambientit. Zhvillimi ekonomik i Kosovës, investimet dhe punësimi duhet të mundësojë stabilitet afatgjatë.
Ne kemi ndjekur gjashtë raundet e bisedimeve në procesin e negociatave për statusin final dhe po përcjellim zhvillimet e fundit pozitive lidhur me trashëgiminë kulturore e fetare; përkrahim zhvillimet e ardhshme konstruktive në fushat më të vështira të decentralizimit, komunave dhe ekonomisë. Këto mund të realizohen nëse të dy palët kanë qëndrime realiste.
Jemi të përcaktuar për vazhdimësi pozitive të gjithmbarshme të negociatave për statusin dhe shpresojmë se epilogu i tyre do të jetë në frymën e perspektivës së integrimeve evropiane të Kosovës, perspektivë e cila vlen edhe për vendet e tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Parlamenti Evropian trimëron Parlamentin e Kosovës për të vazhduar me zbatimin e standardeve, si hap të rëndësishëm të kontrollit të Qeverisë.