Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës
, 22.06.2006
Në 10-15 vjetët e fundit në Kosovë është vërejtur shtimi i numrit të pacientëve që vuajnë nga sëmundjet onkologjike. Kështu, sipas një statistike joformale gjatë një viti në Kosovë sëmuren 3.000 deri 3.500 nga sëmundjet e rënda. Me qenë se trajtimi i këtyre pacientëve është mjaft i shtrenjtë, me miratimin e Ligjit për mbrojtjen onkologjike në Kosovë, kjo problematikë sado pak do të stabilizohej. Këto janë disa konstatime e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, që e kryesoi Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, kryetare e Komisionit. Në këtë mbledhje pika kryesore e rendit të ditës ishte informata e Shoqatës kundër kancerit dhe Shoqatës së onkologëve të Kosovës, në lidhje me inicimin e nxjerrjes së Projektligjit për mbrojtjen onkologjike në Kosovë.
Në mbledhjen e përmendur, përveç anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale morën pjesë edhe zëvendësministri i shëndetësisë, z. Fadil Kryeziu, kryetari i Shoqatës kundër kancerit dr. Xhavit Bicaj dhe kryetari i Shoqatës së onkologëve të Kosovës dr. Ahmet Brovina.
Në mbledhje u tha se Ministria e Shëndetësisë nuk ka parashikuar që të nxirret Ligji për mbrojtjen onkologjike në Kosovë, por nuk është pengesë e madhe që në bashkëpunim me këtë Komision të merret nisma në këtë drejtim. Në vazhdim të mbledhjes u theksua se për të arritur rezultate konkrete në këtë fushë në radhë të parë, duhet të parashihen aftësimi i kuadrit, blerja e aparaturës adekuate dhe veçanërisht të sigurohen mjetet financiare.