Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha, ka pritur edhe shefin e Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë, Roman Hloben
, 22.06.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot shefin e Zyrës së Sllovakisë Prishtinë, Roman Hloben, dhe ka biseduar me të për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Shefi i Zyrës së Sllovakisë Prishtinë, Roman Hloben, e ka njoftuar kryeparlamentarin Berisha se janë duke u meremetuar lokalet e zyrës dhe se ajo pritet të fillojë punën së shpejti. Hloben ka sqaruar se e njëjta zyrë do ta përfaqësojë edhe shtetin e Çekisë.
Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve diplomati sllovak ka shprehur vullnetin e vendit të tij për ta mbështetur edhe më tej zhvillimin e sistemit financiar dhe bankar të Kosovës.
Kosova ka resurse të mrekullueshme natyrore dhe njerëzore, ka thënë kryeparlamentari Berisha, i cili është shprehuri bindur se bashkëpunimi ndërmjet ekonomive të dy vendeve do të jetë me interes reciprok.