Lajmet e fundit
Kryesia e Kuvendit shqyrtoi çështjen e Qendrës Protokollare në Gërmi
, 23.06.2006
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, ka shqyrtuar çështjen e Qendrës Administrative -Protokollare në Gërmi, konform qëndrimeve të Seancës Plenare. Kryesia ka konstatuar se nuk ka pasur vendim valid për ndërtimin e Qendrës, se ka pasur konflikt interesash në raportet kryetar i Komisionit për vlerësimin e projekteve, punëmarrës dhe mbikëqyrës i punimeve dhe se punëkryesi kërkon 34 për qind mjete shtesë (rreth një milion e treqind mijë euro) për aneksin C, i cili nuk figuron në kontratën fillestare, apo në një kontratë të mëvonshme.
Duke shoshitur të gjitha variantet e mundshme për këtë qendër (nga pezullimi i punimeve, konservimi i objektit deri në një vendim të ri të Kryesisë, rrënimi i objektit dhe kthimi në gjendjen e mëparshme të lokacionit, apo edhe shitja (pasi të kenë përfunduar punimet e godinës), Kryesia ka vendosur t’i rekomandojë Seancës plenare që të vazhdojë ndërtimi i Qendrës Protokollare, kurse deri atëherë kërkon informacion shtesë për procedurën e tenderimit, pagesën e mjeteve dhe kryerjen e punimeve.
Kështu është vendosur, sepse është vlerësuar se një godinë e tillë u nevojitet institucioneve të Kosovës, se janë derdhur mjete të konsiderueshme nga dy linja buxhetore dhe se çdo zgjidhje tjetër do ta dëmtonte ekonominë e Kosovës. Parregullsitë në rrugën e realizimit të këtij projekti, ndërkaq, mbeten çështje e auditimit dhe e ekspertizës. Kryesia, në po këtë mbledhje, ka vendosur të kërkojë informatë nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë për gjendjen në veriun e Kosovës, siç kanë kërkuar deputetët në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës