Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës Gjermane në Prishtinë, Eugen Wollfarth

, 26.06.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot shefin e Zyrës Gjermane në Prishtinë, Eugen Wollfarth dhe ka biseduar me të zhvillimet aktuale në Kosovë. Vëmendje e veçantë, ndërkaq i është kushtuar reformave të miratuara në Kuvendin e Kosovës, në seancën e 1 qershorit të këtij viti.

Diplomati gjerman është interesuar veçanërisht lidhur me efektet praktike, përkatësisht shkallën e realizueshmërisë praktike të këtyre ndryshimeve dhe akcpetimit të tyre si nga pozita ashtu edhe nga opozita.

 Kryeparlamentrari Berisha ka theksuar se reformat dhe ndryshimet kane filluar të realizohen dhe që në fillim vërehet një mobilizim dinamizues në relacionet Parlament–Qeveri. Reformat, ka thënë kryetari Berisha, janë mirëpritur nga të gjithë. Vlerësuar sipas këtyre ditëve të para, përkatësisht séancës së kaluar, e cila aplikoi praktikisht disa nga këto elemente të reformës siç janë pyetje–përgjigjet dhe interpalaenca, mund të jemi shumë të kënaqur me hapat që kemi bërë drejt realizmit të rolit demokratik që ka Parlamenti.

Diplomati gjerman përgëzoi për këto suksese të Kuvendit, duke theksuar s këto janë veçanërisht të rëndësishme në këtë moment kur Kosova po shkon drejt zgjidhjes së statusit final.

Shefi i Zyrës Gjermane është interesuar për mundësitë e organizimit të një vizite të kryeparlamentarit Berisha në Berlin, ftesë e cila është pranuar me kënaqësi nga Berisha.

Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës Gjermane në Prishtinë,  Eugen Wollfarth