Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
, 28.06.2006
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për prokurimin publik. Komisioni mori qëndrim që t’ i propozojë Kuvendit të Kosovës që këtë Projektligj të heqë nga rendi i ditës. Në pajtim me këtë, Kuvendi i Kosovës t’ ia rikthejë këtë Projektligj Qeverisë së Kosovës , ndërsa ajo të sjellë në procedurë parlamentare ndryshimet në formë të amendamentuar në Ligjin ekzistues mbi prokurimin publik.